Home Maqedoni
Dimitrov injoron Daçiqin
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, tha në një intervistë për TV H1 të Beogradit, se gjatë vizitës së tij në kryeqytetin serb nuk do të konfrontohet me homologun serb Ivica Daçiç, për shkak të deklaratës të tij gjatë takimit me kryediplomatin grek Kocias, se ishte gabim që Serbia e njohu Maqedoninë me emrin e saj kushtetues.

“Unë mendoj se deklarata të tilla nuk ndihmojnë marrëdhëniet dypalëshe. Ne jemi ministra të dy vendeve, që përfaqësojnë dy popujt, popujt me lidhje të ngushtë. Ne kemi një histori të përbashkët në Jugosllavi, do të jemi së bashku, shpresojmë se në një të ardhme jo shumë të largët në Bashkimin Evropian”, tha Dimitrov.

Duke iu përgjigjur pyetjes për Kosovën, Dimitrov tha se Maqedonia në mosmarrëveshjen midis Beogradit dhe Prishtinës nuk mund të jetë një lojtar i madh.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Seanca gjyqësore për rastet "Spiuni" dhe "Shuplakat"
Çfarë tha Mogherini në foltoren e kuvendit
Gruevski kërkon përjashtimin e kryetarëve të Gjykatës Penale dhe të Apelit
Edhe në Shkup, Mogherini përballet me pankarta
Si u detyrua t'i mashtronte Fatmira britanikët, gjykatësi tregohet i pashpirt

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media