Home Maqedoni
Themelohet "Fraksioni demokratik i VMRO-së"
Pas shumë përpjekjeve për të marrë timonin e partisë, Jove Kekenovski dhe bashkëpunëtorët e tij sot kanë themeluar "Fraksioin demokratik të VMRO-së".

“Në bazë të lirive dhe të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutë, për shkak të realizimit dhe mbrojtjes së lirive personale dhe të drejtave politike, njëkohësisht të inspiruara nga praktikimi i demokracisë partiake të partive evropiane, por njëkohësisht të vetëdijshme për përgjegjësinë që e kemi si persona partiak dhe politik, dhe për shkak të asaj se kemi vetëdije, dije dhe ndjenja të sinqerta ndaj partisë personale po e formojmë Fraksionin e Parë Demokratik të VMRO-DPMNE-së”, thuhet në deklaratë, transmeton Almakos.

Arsyet e formimit të fraksionit qëndrojnë në provimin dhe udhëheqjen e një politike partiake jo parimore, të rrënuar midis realitetit dhe fiksionit, mungesës së idesë dhe improvizimit, mungesës së kapacitetit dhe guximit që të jetë e pavarur kundër presionit të brendshëm dhe të jashtëm, si dhe një politike midis të vërtetës dhe gënjeshtrës, e cila fatkeqësisht u shndërrua në një element jo parimor i mbijetesës politike.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Plumb në kokë, gjendet një polic i vrarë
Kush paguhet më shumë në Maqedoni?
Haradinaj takon Dimitrov, nuk flitet për tensionet e fundit
Serbia, Maqedonia, Bosnja dhe Mali i Zi bashkohen kundër Kosovës
Veseli takon ministrin maqedonas

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media