Home Maqedoni
Sulmohet autobusi i basketbollistëve në Shkup
Autobusi i basketbollistëve të MZT Shkup dje është sulmuar nga persona të panjohur në rrugën “Vasko Karangelevski” ku është thyer një xham.

Basketbollistët e MZT Shkup dje humbën nga Rabotnicki me rezultat 92:74 në ndeshjen ku për shkak të problemeve teknike nuk është luajtur në Shkup, por në Gostivar.

Ashtu si informuan nga MPB-ja, mbrëmë në orën 22.50 në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup është njoftuar se në rrugën Vasko Karangelevski nga ana e personave të panjohur është thyer një xham i autobusit Neoplan, me targa nga Shkupi, ku kanë qenë basketbollistët e MZT Shkup, ndërsa janë kthyer nga ndeshja në Gostivar.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Seanca gjyqësore për rastet "Spiuni" dhe "Shuplakat"
Çfarë tha Mogherini në foltoren e kuvendit
Gruevski kërkon përjashtimin e kryetarëve të Gjykatës Penale dhe të Apelit
Edhe në Shkup, Mogherini përballet me pankarta
Si u detyrua t'i mashtronte Fatmira britanikët, gjykatësi tregohet i pashpirt

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media