Home Maqedoni
Rasti "Monstra", Aziri: Të publikohet biseda me Nevzat Bejtën
Pas seancës së rastit “Monstra”, vëllai i të akuzuarit Fejzi Aziri, Bejdiu kërkoi që publikisht të publikohet biseda mes vëllait të tij, Fejzi Aziri dhe ish-kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. Ai shtoi se biseda është private dhe to ishte qesharake nëse publikohet, transmeton Portalb.mk.

“Vetura opel omega nuk është ajo që është vendosur në internet, gjithashtu ajo veturë nuk është e alfas, por e një personi tjetër. Nëse ju kujtohet, unë nuk kam thënë se ajo veturë është e alfas. Një person i tretë ka deklaruar se vetura është e Alfas.

Nëse nuk është kjo që them, atëherë pse gjykata paraprake nuk ia ka dorëzuar këtë si dëshmi të akuzuarve? Pse fshihet vetura? Kjo nuk është e qartë. Goran Noqevski nuk u përpoq ta prezantojë fotografinë e agjentit. Telefoni i kujt ka qenë ai, çfarë biseda ka pasur, sepse, siç thuhej, kanë zhvilluar hetim paralel. Ne nuk e kemi të qartë”, tha Bejdi Ajdari, vëllai i të akuzuarit Fejzi Aziri.

Ajdari shtoi se ka biseda të përgjuara dhe nga to do të zbulohen kryerësit e vërtetë.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kryeministri grek sfidon opozitën për marrëveshjen e Prespës
Maqedonia përfundimisht ia dërgon shkresën Greqisë
Rasti Monstra mbyllet për publikun
Kërkim ndërkombëtar për personin që tentoi të vrasë Selën
SHBA: Presim që edhe Greqia të zbatojë marrëveshjen për emrin

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media