Home Maqedoni
Serbia njeh pavarësinë e Kosovës, zonat serbe shpallin autonominë
Financial Times ka intervistur Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç me të cilën ka folur rreth Kosovës dhe mundësisë që Serbia të integrohet në BE.

Vuçiq ka thënë se ai është i obsesionuar me Kosovën duke theksuar se pa u zgjidhur ky problem asgjë që ai ka arritur në Serbi nuk do të jetë e qëndrueshme. Por, FT shkruan se zonat serbe në Kosovë mund të marrin autonomi të ngjashme me Irlandën e Veriut.

“Unë jam i obsesionuar me Kosovën”. “Pa e zgjidhur këtë problem gjithçka që kam arritur nuk do të jetë e qëndrueshme. Kriza e parë do të na mbysë“ ka thënë ai.

Financial Times shkruan se për t’u kualifikuar për anëtarësim në BE, Vuçiç duhet të zgjidhë kontestin me Kosovën.

Por, çfarë do të marrë Veriu në këmbim me njohjen e pavarësisë-

“Zgjidhja më e mundshme do të përfshijë një autonomi dhe aranazhmane të ndarjes së pushtetit e ngjashme me Irlandën e Veriut për zonat e dominuara serbe në këmbim të njohjes së shtetësisë së Kosovës, por edhe kjo do të jetë shumë për shumë serbë dhe kjo zgjidhje do të përballet me pengesën e referndumit."

Vuçiç, sipas FT, mund të pres rezistencë të ashpër nga disa qarqe përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Pjeshkat e krimbura maqedonase që nuk i pranon Rusia do të vijnë në Kosovë
Ulen gjobat për shkeljet doganore në Maqedoni
Rusia i hakmerret Maqedonisë në pjeshka
Edhe një pacient i sëmurë me Virusin e Nilit, bëni kujdes nga mushkonjat
Zbardhet takimi i Daçiçit me dhëndërrin e Trump, a do të ketë ndryshime kufijsh?

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media