Home Maqedoni
Dimitrov zgjedh të heshtë për bisedimet me Greqinë
Ndodhemi në një fazë mjaft të ndjeshme të çështjes, thotë shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov nga Haga në një deklaratë të shkurtër për gazetën greke “Ta nea”.

Gazetarja këtë deklaratë e interpreton si konfirmim indirekt se është shumë i rëndësishëm progresi i cili është bërë në bisedimet.

“Ndodhemi në fazë shumë të ndjeshme për çështjen. Nuk mund të flas publikisht për ngjarjet, përveç se t’ju drejtoj në deklaratat e Nimicit”, ka thënë Dimitrov për “Ta nea”, gjatë mbërritjes në Institutin për marrëdhënie ndërkombëtare Klingendal.

Gazeta komenton se shefi i diplomacisë së Maqedonisë nuk e ka përgënjeshtruar mundësinë që të paraqiten ngjarje të rëndësishme në Sofje të enjten, më 17 maj, në takimin e dy kryeministrave”.

I pyetur lidhur me atë nëse pret ngjarje të rëndësishme dhe arritjen e marrëveshjes, e përsëriti se “rrethanat janë shumë të ndjeshme për t’iu përgjigjur pyetjes”, shkruan gazeta.

Ministri Dimitrov që dje, ndodhet për vizitë pune dyditore në Mbretërinë e Holandës.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Pjeshkat e krimbura maqedonase që nuk i pranon Rusia do të vijnë në Kosovë
Ulen gjobat për shkeljet doganore në Maqedoni
Rusia i hakmerret Maqedonisë në pjeshka
Edhe një pacient i sëmurë me Virusin e Nilit, bëni kujdes nga mushkonjat
Zbardhet takimi i Daçiçit me dhëndërrin e Trump, a do të ketë ndryshime kufijsh?

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media