Home Maqedoni
Gjorçev dëshmon për tentativën për të vrarë Selën
Në seancën gjyqësore për tentim vrasjen e kreut të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, dëshmoi deputeti i VMRO DPMNE-së Vllatko Gjorçev.
Para trupit gjykues tha se kishte tentuar t’i mbrojte deputetët të cilët ishin sulmuar nga turma e cila kishte hyrë dhunshëm në Kuvend më 27 prill. Ai tha se kur ka hyrë ë sallë e kishte parë në skaj Selën dhe më pas nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur me të.

"Dëgjuam se Sela ishte rëndë i lënduar dhe ndodhet në zyrën në katin e dytë ose të tretë. Atëherë bashkë me Nikolla Todorovin, ekipin mjekësor mendoj se ishte edhe ndokush, shkuam lartë. Kreut të ASH-së i kishin veshur një duks, tentova të bisedoj me të por Sela mezi fliste, e pyeta për grupin e gjakut që të dinë në spital, në rast se Sela humb shumë gjak. Me stilolaps i shkrova grupin e gjakut në duks" – deklaroi Vllatko Gjorçev, deputet i VMRO DPMNE-së.

Gjorçev në dëshminë e tij tha gjithashtu se gjatë tërë kohës ka ndihmuar deputetët e lënduar, ka ndihmuar policët për të gjetur zyrat dhe ka tentuar të parandalojë protestuesit që të hyjnë në korridorin i cili shpie drejt zyrës së kreut të Kuvendit. Gjorçev në dëshminë e tij tha se njëri nga të akuzuarit Aleksandar Janevski-Toshta gjatë tërë kohës ka qenë aty dhe i ka mbrojtur deputetët duke qëndruar sipas tij në derën e press qendrës dhe duke mos lënë të futen më shumë protestues.

Në seancën e fundit Gjykata kishte publikuar disa video amatore të cilat i kishte siguruar Prokuroria Publike, ku shihej se si Ziadin Sela natën e 27 prillit, ishte goditur dhe tërhequr zvarrë nga protestuesit nëpër Kuvend shkruan Alsat-M.

Për këtë rast të akuzuar janë Kire dhe Cejo Gjorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavloovski – Kobra. Seanca e ardhshme pritet të mbahet për më 17 maj.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Historike, parlamenti i Maqedonisë miraton ndryshimin e emrit
Deliron studiuesi serb: Shqipëria shtet kukull e Europës, e krijuan për inatin tonë (FOTO LAJM)
A do të ketë ndeshje Kosovë-Serbi? UEFA merr vendimin e papritur
Edhe Maqedonia ndryshon kodin penal për median
Brenda 14 ditëve Gruevski duhet të futet vullnetarisht në burg

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media