Home Maqedoni
Durimi i këtij shqiptari është për tu marrë shembull, fiton ndaj bashkisë në Zvicër
Një shqiptar nga Kosova i moshës 19 vjeçare, kishte bërë kërkesë për të marrë shtetësinë e Zvicrës. Asambleja komunale (populli me të drejtë vote) në tubimin e saj ia kishte refuzuar duke u bazuar në shpifjen e një personi të vetëm.

Qeveria e Kantonit, pas ankesës së të riut, ka konstatuar se atij i është mohuar pa të drejtë pasaporta zvicerane dhe e ka kthyer lëndën në rishqyrtim.

Përveç padrejtësisë që i është bërë 19 vjeçarit, kjo shkelje do t`i kushtojë buxhetit shtetëror me disa mijëra franga, shkruan Zofunger Tagblatt.

Në komunën Oftringen, asambleja e qytetarëve kishte miratuar pa vërejtje më shumë se 10 kërkesa për natyralizim.

Por kur radha i erdhi vendimit për kosovarin 19 vjeçar, një i ri, moshatar i tij me të drejtë vote e merr fjalën dhe kërkon nga Këshilli Komunal dhe komisionet që të hidhet poshtë kërkesa e kosovarit, transmeton albinfo.ch.

Sipas tij, ai ka shkelur ligjet, ka shumë pak respekt për kulturën zvicerane dhe, thjesht “nuk është i pastër”.

Edhe pse kryetari i komunës ua përkujton të pranishmëve edhe njëherë se i riu i plotëson të gjitha kriteret, asgjë nuk e shpëton më atë.

Të pranishmit e hedhin poshtë me 78 vota kundër dhe 16 pro, kërkesën e të riut për pasaportën zvicerane.

Pak ditë pas kësaj, kosovari në bisedë me gazetarin, me një ton miqësor dhe në dialektin që e zotëron në mënyrë të përsosur shprehet i indinjuar.
Ai nuk do ta shkelte as mizën ndërsa nuk arrin të kuptojë arsyen e atyre akuzave ndaj tij.

Dhe, për fund ai e bën të qartë se çështjen do ta ndjekë më tej mbi bazën e të drejtës së tij ligjore.

Kështu, ai përmes avokatit të tij ia del që ankesa e tij në kanton të miratohet vetëm disa javë pasi që e kishte bërë.

Akuzat ishin dëshmuar si të paqëndrueshme, shkruan Këshilli Qeveritar i Kantonit, përcjell albinfo.ch.

Një reputacion i mirë, pa vepra te kryera penale, me gatishmëri të madhe për integrim, dhe madje me 93 përgjigje të sakta, nga 95 gjithsej në testin e natyralizimit, kosovari meriton pasaportën më shumë se kushdo tjetër, argumenton kantoni.

Po këto argumente i kishin edhe komisionet përkatëse dhe komuna qysh në kohën kur për kosovarin kishte votuar asambleja e qytetarëve.

I riu, për më tepër është shumë i familjarizuar me kulturën zvicerane.

Ai, në emrin e punëdhënësit të tij madje kishte bërë punë vullnetare në Obewallis duke marrë pjesë në projekte për të mirën e komunitetit.

Kështu, e drejta duket se ka fituar, por padrejtësia e bërë më parë ndaj të riut, do t`u kushtojë taksapaguesve të komunës Oftringen para të konsiderueshme.

Mbi 4000 franga komuna duhet të paguajë vetëm për shpenzimet procedurale dhe ato të avokatit.

Për natyralizimin e kosovarit, Asambleja e Qytetarëve do të detyrohet të votojë edhe njëherë, transmeton albinfo.ch.

Personi që e ka shkaktuar gjithë këtë telashe, nuk është prononcuar për gazetën.

Por ajo ka marrë vesh orientimin politik të tij: i riu, që nga muaji mars i këtij viti është në udhëheqjen e SVP-së së komunës së tij.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Aksident i rëndë në Maqedoni, ka të vdekur
Dalin detaje nga vizita e Xhaferit në Serbi
Zbulohet emri i ministrit që do të drejtojë arsimin
Serbja shkon në polici se dikush po e ndiqte, edhe policia tmerrohet nga pamjet (VIDEO)
Veprim i turpshëm i Malit të Zi ndaj flamurit shqiptar

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media