Home Maqedoni
Debat titanësh, Zaev përballet në televizion me Mickoskin
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e ka pranuar ftesën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski për të zhvilluar një duel debativ në televizion, konfirmuan për MIA-n nga qeveria.

“Transparenca është një ndër parimet sipas të cilave punon kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. Vazhdimisht komunikojmë me opinionin në mënyrë të hapur, përmes përgjigjeve dhe pyetjeve, por edhe përmes debateve dhe dueleve. Kështu që kryeministri Zoran Zaev është i përgatitur për duel televiziv në çdo kohë me Hristian Mickoskin, sepse baza e demokracisë është përgatitja që të përballesh me oponentët politik”, deklaroi për MIA-n zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Ndryshe, mbrëmë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski pas seancës së Komunitetit Qendror të partisë e ftoi kryeministrin Zaev të përballen në televizion dhe të diskutojnë për negociatat rreth çështjes së emrit të Maqedonisë.

Ai paralajmëroi se me 2 qershor, VMRO-DPMNE do të organizojë protestë kombëtare para Qeverisë së Maqedonisë në Shkup.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Aksident i rëndë në Maqedoni, ka të vdekur
Dalin detaje nga vizita e Xhaferit në Serbi
Zbulohet emri i ministrit që do të drejtojë arsimin
Serbja shkon në polici se dikush po e ndiqte, edhe policia tmerrohet nga pamjet (VIDEO)
Veprim i turpshëm i Malit të Zi ndaj flamurit shqiptar

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media