Home Maqedoni
Gjykata zbardh ditën kur do të japë vendimin për rastin Treqind
Me 22 maj do të shpallet aktvendimi për rastin “Treqind” ku i akuzuar është ish-ndihmësministri i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski, deklaroi gjykatësja Dobrilla Kacarska në seancën e sotme.

Prokuroria Speciale Publike kërkoi aktgjykim dënues për Popovskin për veprën penale që akuzohet, sipas të cilës parashikohet dënim me burg prej 4 deri 15 vite.

Mbrojtja e Popovskit kërkoi që ai të lirohet nga aktakuza. Popovski sot para gjykatës tha se nuk është fajtor dhe se procedura që zhvillohet kundër tij seriozisht ka ndikuar në shëndetin e tij. Ai tha se në periudhën e kaluar është përballur me shumë kërcënime, fyerje, presione, por nuk precizoi se nga kush.

Ndyshe, sipas aktakuzës, Popovski është i akuzuar për furnizim joligjor të 300 veturave për nevojat e MPB, gjegjësisht për dëmtimin e buxhetit shtetëror për 453.560 euro.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Aksident i rëndë në Maqedoni, ka të vdekur
Dalin detaje nga vizita e Xhaferit në Serbi
Zbulohet emri i ministrit që do të drejtojë arsimin
Serbja shkon në polici se dikush po e ndiqte, edhe policia tmerrohet nga pamjet (VIDEO)
Veprim i turpshëm i Malit të Zi ndaj flamurit shqiptar

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media