Home Maqedoni
Arabët e krimbur në para ndërtojnë qytet në Bosnjë, vendasit kthehen në shërbëtorë (VIDEO)
Ky qytet ka gjuhë “zyrtare” arabishten, e ku vendasit mund të hyjnë në të vetëm nëse punojnë si shërbyes.

Vendas të zemëruar janë duke protestuar për një qytet në Bosnje të ndërtuar nga investitorët nga Lindja e Mesme.

160 shtëpi janë ndërtuar në një enklavë luksoze afër Tarcin, 5 kilometra larg kryeqytetit të Bosnjës, Sarajevë.

Por, shumë vendas të zemëruar thonë se e vetmja mënyrë për të hyrë në atë zonë është duke u punësuar si shërbyes apo pastrues.

Shtëpitë, që tregtohen vetëm në Kuvajt, janë duke u shitur për 150 mijë euro e reklamohen si pasuri në shtetin mysliman Bosnja, siç thonë reklamat, “e njohur për bukuritë që i ka dhuruar Allahu”.

Kompleksi ka siguri shumë të madhe, ka porta e mure shumë të larta. Disa gra qëndrojnë aty gjatë gjithë vitit me fëmijët e tyre e burrat e tyre janë vetëm vizitorë rasti.

Një punëtor i pasurive të patundshme ka thënë për mediet lokale se pronarët e këtyre shtëpive nuk dëshirojnë të përzihen me vendasit.

“Ata kanë traditat e veta kur vije puna te veshja, sjellja e lutja, dhe nuk dëshirojnë që njerëzit t’i shikojnë ata” tha ai.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Historike, parlamenti i Maqedonisë miraton ndryshimin e emrit
Deliron studiuesi serb: Shqipëria shtet kukull e Europës, e krijuan për inatin tonë (FOTO LAJM)
A do të ketë ndeshje Kosovë-Serbi? UEFA merr vendimin e papritur
Edhe Maqedonia ndryshon kodin penal për median
Brenda 14 ditëve Gruevski duhet të futet vullnetarisht në burg

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media