Home Maqedoni
Zbardhet deklarata e Samitit të Sofjes (FOTO LAJM)
Bashkimi Europian dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë kondensuar Samitin e Sofjes në një deklaratë të përbashkët trembëdhjetë pikëshe, përmes të cilës tregojnë përkushtim dhe vendosmëri për ta parë bashkë të ardhmen.

Në të Unioni përshëndet punën e bërë nga shtetet e gadishullit të vjetër në shtegtimin e tyre drejt anëtarësimit në BE, duke kërkuar që ajo të shtohet, të fokusohet në fusha dhe të shihet si e paaltnernativë.

Puna në forcimin e rendit dhe ligjit, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në respektimin e të drejtave të minoritarëve dhe të njëri-tjetrit, në ndërtimin e urave të bashkëpunimit është përkushtim i shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe kërkesë e Bashkimit Europian.

Ndërsa, ndihma që shtetet nga kjo pjesë e Europës ta kenë më të lehtë shtegun e tyre drejt përshtatjes së ekonomive dhe politikave të tyre me BE-në del si premtim i kësaj të fundit dhe nevojë e kërkesë e shteteve të Ballkanit.

Pjesëmarrës në Samitin e Sofjes janë krerët e vendeve anëtare dhe të Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Shqipëria përfaqësohet nga Edi Rama dhe Kosova nga presidenti Hashim Thaçi.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Historike, parlamenti i Maqedonisë miraton ndryshimin e emrit
Deliron studiuesi serb: Shqipëria shtet kukull e Europës, e krijuan për inatin tonë (FOTO LAJM)
A do të ketë ndeshje Kosovë-Serbi? UEFA merr vendimin e papritur
Edhe Maqedonia ndryshon kodin penal për median
Brenda 14 ditëve Gruevski duhet të futet vullnetarisht në burg

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media