Home Maqedoni
Del në media marrëveshja historike që do të nënshkruajnë kryeministrat
Republika e Maqedonisë së Veriut për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm (erga omnes) e verifikuar me ndryshime kushtetuese, është baza e marrëveshjes që pritet të nënshkruhet në Prespë deri kah fundi i javës, thuhet në dokumentin deri tek e cila erdhi te Alsat nga përfaqësues ndërkombëtarë të mediave në Athinë.

Sipas burimeve, marrëveshja mes tjerash i përmban këto pika:

-Referenca “të mbrohen pakicat maqedonase”, hiqet nga Kushtetuta e vendit fqinjë. Ndërsa pjesa e hemogjenitetit të harmonizohet në mënyrë analoge me kushtetutën greke.

-Periudha e tranzicionit përcaktohet me ndryshime të dokumenteve të brendshme të vendit fqinjë dhe ky proces do të ndërlidhet me hapjen e negociatave paraqasëse me Maqedoninë e Veriut.

-Do të formohet Komision për përdorimin e termeve tregtare në të dyja vendet.

-Gjuha maqedonase është pranuar, me vërejtje se Maqedonia e Veriut pranon në marrëveshje se ajo gjuhë ka prejardhje sllave (ashtu siç është nënvizuar në kornizën e OKB-së)

-Në pjesën e nacionalitetit, termi maqedonas / qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut/ do të zbatohet me sqarimin plotësues se bëhet fjalë për popullatë të këtij vendi që nuk ka lidhshmëri me kulturën greke.

Alsat ekskluzivisht mëson se pas nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, do të vijojnë disa faza për zbatimin e saj. Edhe atë:

• Marrëveshja do të ratifikohet në Kuvend (Zaev ka shumicën e domosdoshme).

• Presidenti Ivanov nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen dhe e njëjta do të kthehet në Kuvend sërish.

• Qeveria greke do t’i dërgojë letër BE-së dhe NATO-s se inkurajon fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO, pasi që të bëhen ndryshimet kushtetuese.

• Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së (25-26 qershor) dhe Samiti (28-29 qershor) do t’i jep sinjal pozitiv Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat paraqasëse, pavarësisht kundërshtimin e Francës dhe Holandës, por me përkrahjen e Gjermanisë.

• Samiti i NATOs (11 korrik) të ftojë Maqedoninë e Veriut të anëtarësohet, bazuar në ndryshimet kushtetuese.

• Qeveria e Zaevit do t’i dërgojë letër mbi 190 shteteve që e kanë njohur “Republikën e Maqedonisë” se emri Maqedonia e Veriut tashmë do të përdoret për përdorim në marrëdhëniet dypalëshe dhe ndërkombëtare.

• Në periudhën nga korriku deri në dhjetor të vitit 2018, Qeveria e Zaevit do të duhet të mbajë referendum dhe nëse rezultati është pozitiv do të vazhdojë me ndryshim të Kushtetutës. Në qoftë se rezultati i referendumit është negativ, ekziston Plan B: Do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare me karakter referendumi për Shkupin.

• Pasi procesi të përfundojë në Maqedoninë e Veriut, marrëveshja do të vihet për ratifikim në Kuvendin grek. Në të njëjtën kohë do të ratifikohet anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Historike, parlamenti i Maqedonisë miraton ndryshimin e emrit
Deliron studiuesi serb: Shqipëria shtet kukull e Europës, e krijuan për inatin tonë (FOTO LAJM)
A do të ketë ndeshje Kosovë-Serbi? UEFA merr vendimin e papritur
Edhe Maqedonia ndryshon kodin penal për median
Brenda 14 ditëve Gruevski duhet të futet vullnetarisht në burg

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media