Home Maqedoni
Njeriu që po bllokon Maqedoninë del edhe kundër emrit
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe ministri i Jashtëm Dimitrov, mëngjesin e sotëm dorëzuan marrëveshjen në Presidencë për zgjidhjen e çështjes së emrit te presidenti i vendit Gjorgje Ivanov.

Takimi zgjati vetëm dy minuta, pasi Ivanov braktisi takimin duke mos pranuar as të njoftohet rreth përmbajtjes së marrëveshjes dhe paralajmëroi se gjatë ditës do te paraqitet ne konferencë për shtyp dhe të informojë opinionin publik rreth qëndrimit të tij.

Ndërkohë nga Qeveria u bën thirrje të gjitha forcave politike dhe faktorëve politikë që të bashkohen rreth interesave nacionale, dhe të japin mbështetje për prosperitetin e qytetareve për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

Pas arritjes së marrëveshjes për emrin, nga dje Maqedonia do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Qeveria mund ta përdorë dosjen për të ndalur pensionet, sërish e pësojnë veteranët e varfër
Talati fotografohet pa rroba në plazh (FOTO LAJM)
Opozita po spekullon për të fituar në referendum
Geci shpërthen kundër Demaliajt: Nuk jam komandant brigade fallco por ushtar i Jasharit
Serbët të gëzuar nga ardhja e Putinit, do e presin me avionë e tanke

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media