Home Maqedoni
Opozita fillon veprimet të bllokojë emrin, shpresat i kanë te Ivanov
Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski kërkoi takim urgjent me presidentin Gjorge Ivanov dhe me kryeministrin Zoran Zaev, në të cilin do të shqyrtohen dispozitat nga marrëveshja e djeshme mes Zaevit dhe kryeministrit grek Aleksis Cipras për përdorimin e përgjithshëm të emrit Republika e Maqedonisë së Veriut për shtetin.

Siç informoi në konferencën e sotme për shtyp, edhe pse tashmë ka parashtruar kërkesë për takim me kryetarin e shtetit ende nuk ka marrë konfirmim nga Ivanovi, por pret që gjatë ditës të ketë takim edhe me Ivanovin edhe me Zaevin, njofton Koha.mk.

Ai theksoi se Marrëveshja e arritur dje, është dështim absolut për diplomacisë e Maqedonisë, i cili, siç tha, nuk mund të shfaqet askund si fitore dhe kërkoi që ministri i Punëve të Jashtme Nikolla
Dimitrov të japë dorëheqje të parevokueshme.

Theksoi se VMRO-DPMNE nuk do të pranojë dhe të mbështesë ndryshim të Kushtetutës për shkak të ndryshimit të emrit kushtetues dhe shtoi se do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike që i ka në dispozicion kundër Marrëveshjes.

Nuk precizoi çka konkretisht do të ndërmarrin, duke theksuar se qytetarët për këtë do të njoftohen me kohë./albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Makina me targa shqiptare alarmon serbët gjatë vizitës së Putinit
Tradhtoi burrin serb me një boshnjak, zbulohet skandali seksual i këngëtares (FOTO LAJM)
Kërkohet që ministri të mbajë përgjegjësi për arratisjen e Gruevskit
Artisti serb: Ta njohim Kosovën dhe ta shporrim Rusinë
Ngjarja, spiuni turk dëmton edhe shqiptarët në Zvicër

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media