Home Maqedoni
Statuja e Aleksandërit të Madh tashmë vetëm si trashëgimi botërore
Përmendoret e ndërtuara në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, të cilët e pasqyrojnë kulturën helene si trashëgimi historike dhe civilizuese në botë do ta marrin këtë epitet, informoi sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

“Ushtari në kalë” do ta riemërtojmë në atë që me të vërtetë është – Aleksandri i Madh dhe do ta japim sqarime në kuadër të përmendores për çka bëhet fjalë, respektivisht “Aleksandri i Madh” si pjesë e periudhës antike helene dhe si trashëgimi kulturore botërore”, theksoi Boshnjakovski.

Sipas tij, kjo përmendore nuk do të shembet, por do të mbetet si simbol i miqësisë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.

“E njëjta do të ndodh edhe me përmendoren e Filipit të Dytë dhe përmendorja e Olimpisë”. Të gjitha zgjidhjet eventuale për përmendoret, të cilat janë të trashëgimisë botërore civilizuese do të jenë në drejtim të vërtetimit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Një është e sigurt ne nuk do të turpërohemi që përmendoret t’i quajmë ashtu siç janë”, tha Boshnjakovski.

Theksimi i kulturës helene, si trashëgimi historike civilizuese në botë, tek përmendoret e “Shkupi 2014” është parashikuar me marrëveshjen që e kanë arritur kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras për kontestin me emrin.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Detaje nga vrasja e rëndë në Tetovë
Gjykata nxjerr jashtë mediat për dhunën në kuvend, kush është dëshmitari misterioz?
Koxias kërcënon hapur: Pa marrëveshjen, s'ka të ardhme për Maqedoninë
Përçahet Kisha Ortodokse, rusët braktisin Patriakanën e Stambollit
Turistët duhet ta vizitojnë këtë vend në Zvicër, mësoni arsyen (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media