Home Maqedoni
Thaçi i jep besën Erdoganit dhe paralajmëron rrëmbime të tjera të mësuesve në Kosovë
Pasi e morën me charter të posaçëm nga Prishtina në Kosovë, Hashim Thaçi, një ndër bashkëpunëtorët më besnik të Erdoganit në rajon deklaroi për mediat turke se do të vazhdonte bashkëpunimin me të në të gjitha sferat.

Duke iu përgjigjur interesit të AA-së mbi dëbimin e mësuesve turq, të cilësuar si mbështetës të Gylenit, Thaçi tha se do të bashkëpunonte edhe në këtë drejtim, duke paralajmëruar kështu rrëmbime të tjera, të ngjashme me atë që ndodhi disa muaj më parë, ku AKI e urdhëruar nga Thaçi ndihmoi shërbimet sekrete turke të rrëmbenin gjashtë mësues të kolegjeve.

“Nuk kam çka t’i shtoj më tepër asaj që kam deklaruar edhe më herët. Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin në të gjitha sferat e jetës institucionale, të sigurisë, të mbrojtjes, ekonomisë edhe në rrafshin diplomatik, por para së gjithash perspektivës atlantike”, u shpreh Thaçi.

Disa muaj më parë, pesë mësues turq dhe një doktor u rrëmbyen në Kosovë nga shërbimet sekrete turke përmes një operacioni të posaçëm nën lejen dhe koordinimin e Hashim Thaçit. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Tregjedi në Maqedoni, treni godet një makinë duke shkaktuar të vdekur
Qëllimisht po bllokohet emërimi i drejtorit në Revizonin Shtetëror
Hijet në tenderin 35 milionë euro, pse po hesht ministri?
Kujdes, kolonë e madhe në kufi me Maqeoninë
VMRO vazhdon përpjekjet dëshpëruese kundër Zaevit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media