Home Maqedoni
"Monstra", anulohet sërish seanca gjyqësore
Seanca gjyqësore për rastin Monstra në të cilën duhet të dëgjohen dëshmitari i mbrojtur është anuluar sërish për shkak të mungesës së gjykatësit, Osman Shabani i cili nuk ishte i pranishëm për shkak të problemeve shëndetësore.

Por, familjarët e viktimave dyshojnë se pas anulimit radhazi i dy seancave qëndrojnë motive politike, apo siç thonë tendenca për të penguar zbardhjen e së vërtetës.

Nuk kemi fjalë, jam i tronditur nuk kam fjalë. Po përsëriten, këto punë po përsëriten. Edhe herën e kaluar ndodhi kështu njëjtë, ashtu edhe sot u bë- u shpreh familjar i të akuzuarve.

Avokatja e familjes së viktimave tha se respekton arsyet e gjykatësit për anulimin e seancës, por sipas saj kjo është e rëndë për familjarët të cilët duan që sa më shpejtë të kuptojnë të vërtetën.

Sëmundja është sëmundje megjithatë por kjo g është parqet sulm të madh për familjarët dhe jo vetëm për familjarët por për gjithë popullatën maqedonase sepse edhe seanca e kaluar u anulua…..nuk është e drejtë dhe nuk është në rregull kështu që të anulohen të gjitha seancat që i presim me padurim të gjithë. Mendoj që kjo nuk do të përsëritet më- u shpreh Dafinka Ivanovska, avokate e familjes së viktimave.

Anulimi i seancës së kaluar ndodhi për shkak mungesës së kushteve teknike për dëgjimin e dëshmitarit të mbrojtur i koduar si E1. Seanca e radhës është caktuar më 22 gusht.

Për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë ishin dënuar me burg të përjetshëm Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Fejzi Aziri dhe Sami Luta. Por, pas rikthimit të rastit për rigjykim, të akuzuarit u lanë të mbrohen në liri. Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq janë të pakapshëm për organet gjyqësore për të cilët gjykatësi gjatë seancës së sotme njoftoi se organet kosovare ende nuk i janë përgjigjur kërkesës për ekstradimin e tyre. /alsat/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Gjendet i vdekur taksisti në Shkup
Talat Xhaferri: Kosova mos e zgjasë dialogun me Serbinë
Në spitalin e Strugës nuk mund të kryhen operacione
Të gjitha pikat e marrëveshjes Kosovë-Serbi: Merret Presheva, çfarë ndodh me Mitrovicën!
Naim Abazit i sulen në Facebook pasi tha se Halil Kastrati i ndërton shtëpitë me paratë e të tjerëve

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media