Home Maqedoni
Vijojnë "Trajektorja", "Trust" dhe "Tarifa": Gruevski del sot para gjykatësve
Në Gjykatën Penale sot në Shkup do të vazhdojë gjykimi për lëndët e PSP-së “Trajektorja”, “Trust” dhe “Tarifa”.

Në lëndën “Trajektorja” të dyshuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zv.kryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Ljupço Georgievski.

Në seancën paraparake për këtë lëndë u dëgjuan 30 “bomba” nga bisedimet e marrëveshjes se si do të kryen procedurat ligjore me kompanitë kineze rreth ndërtimit të autostradës Miladinovci- Shtip dhe Kërçov – Ohër në periudhën e vitit 2013-tës. Për rastin në fjal duhet të dëgjohen 315 “bomba” në total.

Seanca gjyqësore do të vazhdoj edhe për rastin “Trust” ku i akuzuar kryesor është afaristi Sead Koçan dhe si edhe dy persona fizik dhe tre juridik, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrjen në një tender të Elektranave të Maqedonisë.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro.

Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM”, Dejan Boshkovski si edhe dy persona të tjerë, të cilët akuzohen për rastin “Tarifa”.

Bëhet fjalë për akuzë për furnizimin e paligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë prej rreth katër milionë euro. /alsat-m/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Familjarët: Eskorta e ambasadores turke vrau katër persona
"Tanku", ky është Mercedesi i blinduar 600 000 euro për të cilin u dënua Gruevski (FOTO LAJM)
HARTA/ U arratis nga Shqipëria, zbulohet rruga nga ku kaloi Gruevski (FOTO LAJM)
U vranë 4 persona! Si duket sot rruga e aksidentit tragjik në Mramor (FOTO LAJM)
Faktet tronditëse që policia e Kosovës fsheh mbi aksidentin tragjik të ambasadores turke

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media