Home Maqedoni
Zave njofton festën e madhe në Shkup pas ftesës për në NATO
Delegacioni i Maqedonisë i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev mbërriti në samitin e NATO-s ku dhe Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, zyrtarisht do t’ia jap ftesën për nisjen e bisedimeve para-aderuese për anëtarësim në NATO.

Në mbërritje Zaev përpara gazetarëve tha se është ditë historike për Maqedoninë. Sot do të merret zyrtarisht ftesa për tu bërë anëtarja e 30-të e NATO-s.

Zaev paralajmëroi se të shtunën në 15 qytete do të ketë festë të madhe për shkak të marrjes së ftesës. Zaev theksoi se qytetarët e Maqedonisë janë mbështetësit më të mëdhenj të anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Ceca flet për natën e parë të martesës me Arkanin (FOTO LAJM)
"Ju kosovarët jeni rracë derri, mirë jua bëri serbi", e tmerrshme ajo që i ka ndodhur këtij pushuesi në Durrës
Qeveria zbardh shifrat: Kaq para u harxhuan për festën e NATO-s
FIFA publikon 18 golat më të bukur të Botërorit, lë jashtë "shqiponjat" (VIDEO)
Azem Vllasi: Dikush më telefonoi nga Rusia pasi më plagosën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media