Home Maqedoni
Thaçi bën të fortin me Serbinë pas reagimit të fortë kundër planit të tij të faljes së krimeve në Kosovë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas vizitës që ia ka bërë fabrikës së plastikës “Kivo” në Kaçanik, ka thënë se Kosova ka vija të kuqe edhe në fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, ky proces duhet të përmbyllet me një marrëveshje historike, ligjërisht të obligueshme për të dyja palët, ku rezultat final do të ishte njohja e Kosovës nga Serbia.

“Për shtetin e Kosovës ekziston vijë e kuqe e qartë, ky proces duhet të përmbyllet me marrëveshjeje përfundimtare, me marrëveshje finale, historike, të njohjes nga Serbia për shtetin e Kosovës.

Asnjë marrëveshje tjetër nuk e ka ndonjë vlerë apo ndonjë marrëveshje e përkohshme eventuale që do të mund të ishte. Pra marrëveshja do të jetë finale dhe e njohjes reciproke”, ka theksuar Thaçi, i cili që nga dje ka filluar të dal në terren.

Thaçi ka konfirmuar se më 18 korrik do të jetë takimi i radhës në Bruksel.

Ky reagim i Thaçit vjen pasi plani i tij për faljen e krimeve monstruoze serbe në Kosovë shkaktoi reagime të forta në vend dhe më gjerë.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Tregjedi në Maqedoni, treni godet një makinë duke shkaktuar të vdekur
Qëllimisht po bllokohet emërimi i drejtorit në Revizonin Shtetëror
Hijet në tenderin 35 milionë euro, pse po hesht ministri?
Kujdes, kolonë e madhe në kufi me Maqeoninë
VMRO vazhdon përpjekjet dëshpëruese kundër Zaevit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media