Home Maqedoni
Gruevski duhet të dalë sërish para gjykatësve në 4 shtator
Me dëgjimin e rreth 20 bisedave nga të ashtuquajturat bomba, të propozuara si dëshmi, seanca për rastin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) "Trajektorja" do të vazhdojë më 4 shtator të këtij viti.

Deri më tani janë dëgjuar rreth 300 biseda, ndërsa sot janë dëgjuar "bomba" nga negociatat për aplikimin për kredi nga Kina nga periudha e muajit shkurt të vitit 2013.

Në të gjitha bisedat dëgjohet zëri i ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski me bashkëbiseduesit, në të cilat negociohet se cilat kompani të Maqedonisë do të marrin pjesë në ndërtimin e rrugës.

Në "Trajektorja" të dyshuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ish-drejtori i Rrugëve Shtetërore, Luoço Georgievski, të cilët akuzohen se në vitin 2012/2013 i kanë tejkaluar autorizimet e tyre në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e pjesëve të autostradës deri në Shtip dhe Ohër.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Tregjedi në Maqedoni, treni godet një makinë duke shkaktuar të vdekur
Qëllimisht po bllokohet emërimi i drejtorit në Revizonin Shtetëror
Hijet në tenderin 35 milionë euro, pse po hesht ministri?
Kujdes, kolonë e madhe në kufi me Maqeoninë
VMRO vazhdon përpjekjet dëshpëruese kundër Zaevit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media