Home Maqedoni
Ky do të jetë negociatori për aderimin e Maqedonisë në NATO
James Mackey, nga departamenti i çështjeve politike dhe të sigurisë pranë NATO-s do të jetë përfaqësuesi kryesor i Aleancës Veritlantike në bisedimet para-aderuese me Maqedoninë, raporton Alsat M.

Mackey në fund të muajit pritet të mbërrij në Maqedoni për të shënuar nisjen e bisedimeve para-aderuese. Megjithatë një burim i lartë I NATO-s thekson se bisedimet para-aderuese tashmë mund të konsiderohen si të nisura që nga momenti i marrjes së ftesës për anëtarësim.

Tani i mbetet Maqedonisë që ta përgatisë ekipin e saj për bisedimet para-aderuese me NATO-n, i cili duhet të jetë i përbërë nga përfaqësues të ministrive të ndryshme dhe institucioneve të tjera.

Bisedimet para-aderuese pritet të përfundojnë më së voni deri në mars të vitit 2019, ndërsa deri atëherë Maqedonia do të duhet ta finalizojë Marrëveshjen me Greqinë për emrin, me qëllim që vendet anëtare të NATO-s të nisin ratifikimin e protokollit aderues. Procesi i tërësishëm i anëtarësimit pritet të përfundojë Brenda 1 viti e gjysmë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Dëbora e parë zbardh zonën e Korçës (FOTO LAJM)
Dritan Demiraj: Një telefonatë i hapi rrugën Gruevskit në Shqipëri
Eurosig pushton tregun e sigurimeve në Maqedoni
Gruevski pritet "ta mbajë frymën" tek Putini
Marrëveshje në Maqedoni që Gruevski të mos burgosej?

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media