Home Maqedoni
Mësohet dita që do të përcaktojë fatin e Maqedonisë
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi për të hënën, 15 tetor, e ka caktuar seancën në të cilën në rend dite do të jetë Propozimi për qasje në ndryshimet kushtetuese, ndërsa pritet që të njëjtën ditë të thirret edhe Komisioni për çështje kushtetuese, ku do të kishte filluar diskutimi për propozimin.

Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për MIA-n kanë informuar se seanca e 61-të do të mbahet të hënën, më 15 tetor, me fillim në orën 11, ndërsa pas përfundimit të saj do të fillojë seanca e 60-të.

Fillimi i mbledhjes së Komisionit për çështje kushtetuese, siç thonë nga kabineti i Xhaferit, me siguri do të jetë poashtu të hënën.

Komisioni për Propozimin për qasje ndaj ndryshimeve kushtetuese mund të diskutojë 10 ditë, me çka Raporti përsëri do të duhet të gjendet në seancë plenare.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Këta janë grabitësit e kapur dje nga NJSI (FOTO LAJM)
Këtë javë Maqedonia fillon bisedimet për në NATO
Talati nuk e lejon kryetarin e opozitës të flasë në kuvend
Punën që se bëri Komuna e bëri familja Destani, rinovohen varrezat e vjetra të Tetovës (FOTO LAJM)
Detaje nga vrasja e rëndë në Tetovë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media