Home Maqedoni
Dy shtetas të Maqedonisë mes të vdekurve në aksidentin fatal në Serbi
Dy shtetas të Maqedonisë janë në mesin e viktimave në ndeshjen zinxhirore që ka ndodhur sot në autostradën Beograd-Nish, në drejtimin mes qyteteve Qupria dhe Jagodina.
Krahas shtetasve të Maqedonisë, sipas shkrimit të Blicit serb, jetën e kanë humbur edhe pesë shtetas serbë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë për MIA-n deklaruan se nga Ambasada e Maqedonisë në Beograd tani për tani nuk kanë asnjë konfirmim zyrtar nga MPB-ja serbe për shtetas të vdekur të Maqedonisë.

Në aksidentin rrugor, sipas informacioneve me të cilat disponon Ministria serbe e Punëve të Brendshme, janë lënduar 27 persona të cilët janë transferuar në spitalin në Jagodinë dhe Qupria.

Në aksident janë përfshirë 34 automjete, ndërsa shkak për aksidentin është mjegulla e dendur.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Reshjet e borës mbulojnë rrugët e Maqedonisë
Aksidentohet autobusi me pasagjerë maqedonas, tre të vdekur
Shpendi hyri dhe dialogu mori formë, por zbuloni "gjahun" e radhës të Hashim Thaçit
Ndërron jetë kryetari i Ohrit
Gruevski shijon lirinë, asnjë përgjegjësi për arratisjen e tij

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media