Home Maqedoni
Turqia punëson 400 serbë dhe hap fabrikë të madhe
Kryetari i komunës serbe të Arlijes, Millosh Nedelkoviq ka bërë me dije se kompania e madhe turke Erteks, do të ndërtojë një fabrikë në këtë komunë, në të cilën do të punësohet 400 njerëz.

“Kjo kompani merret me prodhimin e letrave higjenike dhe në të do të punësohen rreth 400 punëtorë. Ndërtimi i saj vjen falë një memorandum bashkëpunimi që është nënshkruar gjatë këtij viti”, ka thënë Nedelkoviq, shkruan B92.

“Ne kemi kryer të gjitha punët me Ministrinë dhe presim që procesi të kompletohet gjatë këtyre ditëve. Nëse gjithçka shkon sipas planit të paraparë, ndërtimi i fabrikës do të bëhet në fillim të vitit tjetër. Ekipi për ndërtimin e saj ka arritur në Serbi dhe aktualisht është në Beograd”, ka thënë ai.

Investitorët nga Turqia kanë paraparë që rreth 80 për qind e produkteve totale të shkojnë në Evropë dhe në tregjet e Rusisë me një eksport që do të kap një shumë prej 2 milionë eurosh brenda muajit.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Dhuna ndaj ish-ministrit Janakievski, reagon spitali “8 Shtatori”
Kamenos sheh ëndrra me luftë: Shqipërinë dhe Maqedoninë i kemi 20 minuta punë
Gruevski : Nuk jam organizator i dhunës
Pjestari i Grupit të Kumanovës rreh në burg dy ish-ministrat e Gruevskit
Ministria jep detajet më të fundit për aksidentin e tmerrshëm

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media