Home Maqedoni
Gruevski sërish jep llogari para gjykatës
Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re gjyqësore për rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Dhuna në Qendër” në të cilin akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe edhe nëntë persona tjerë.

Në seancat e kaluara për këtë lëndë janë marrë në pyetje tre ish-këshilltarë në komunën Qendër, nga radhët e LSDM-së. Ata dëshmuan se më 10 qershor të vitit 2013 kishte turmë të organizuar të qytetarëve të cilët shanin dhe përdornin fjalë të pahijshme.

Dëshmitarët theksuan se në mesin e pikave të ditës së seancës së pestë të Këshillit të Komunës Qendër nuk kishte pikë për rrënimin e kishës “Shën Konstantini dhe Elena”.

Në seancat paraprake për këtë lëndë, fajin e pranuan i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe u dënuan me kusht. Për të akuzuarin e shtatë Dimçe Kërstev, po zhvillohet procedurë e ndarë.

Të akuzuarit akuzohen për inkurajim të dhunës që ndodhi gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Këta janë grabitësit e kapur dje nga NJSI (FOTO LAJM)
Këtë javë Maqedonia fillon bisedimet për në NATO
Talati nuk e lejon kryetarin e opozitës të flasë në kuvend
Punën që se bëri Komuna e bëri familja Destani, rinovohen varrezat e vjetra të Tetovës (FOTO LAJM)
Detaje nga vrasja e rëndë në Tetovë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media