Home Maqedoni
Prokurorja shqiptare kërkon arrestimin e Gruevskit
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot u vonua në seancën gjyqësore për rastin “Dhuna në Komunën Qendër” dhe për këtë shkak prokurorja publike, Fatime Fetai kërkoi arrestimin e tij.

Fetai në seancë kërkoi arrestimin e Gruevskit duke u bazuar në dispozitat ligjore sipas të cilave: nëse personi i akuzuar rregullisht ftohet, ndërsa nuk paraqitet në seancë dhe nëse nuk e arsyeton mungesën e tij kërkohet arrestim.

I akuzuari, Nikolla Gruevski sot në seancë u vonua 20 minuta.

Ndryshe, së Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re gjyqësore për rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Dhuna në Qendër” në të cilin akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe edhe nëntë persona tjerë.

Në seancat e kaluara për këtë lëndë janë marrë në pyetje tre ish-këshilltarë në komunën Qendër, nga radhët e LSDM-së. Ata dëshmuan se më 10 qershor të vitit 2013 kishte turmë të organizuar të qytetarëve të cilët shanin dhe përdornin fjalë të pahijshme.

Dëshmitarët theksuan se në mesin e pikave të ditës së seancës së pestë të Këshillit të Komunës Qendër nuk kishte pikë për rrënimin e kishës “Shën Konstantini dhe Elena”.
Dërgoja mikut në:
GOLI
e Mërkurë 10 Tetor 2018, Ora 14:42
TE SHPRESOJME SE KESAJ ÇUPE PUNET DO TI VAJTIN VAJ EDHE ME DUISTAT?...
Shkruani komentin tuaj!
 
Këta janë grabitësit e kapur dje nga NJSI (FOTO LAJM)
Këtë javë Maqedonia fillon bisedimet për në NATO
Talati nuk e lejon kryetarin e opozitës të flasë në kuvend
Punën që se bëri Komuna e bëri familja Destani, rinovohen varrezat e vjetra të Tetovës (FOTO LAJM)
Detaje nga vrasja e rëndë në Tetovë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media