Home Maqedoni
Prokurorja shqiptare ia mbyll gojën Gruevskit
Pas dëshmisë së Mirosllav Shipoviq u ndërpre seanca e sotme në Gjykatën Penale për lëndën e Prokurorisë Speciale “Dhuna në Qendër”. Seanca e re është caktuar për më 18 tetor, ku përpara Gjykatës duhet të dëshmojë, Sasha Bogdanoviq.

Dëshmitari Shipoviq, në pyetjen e palës mbrojtëse tha se si anëtar i LSDM-së ka marrë pjesë në shumë protesta, por protestë të dhunshme si ajo te Komuna Qendër, nuk ka parë.

Kurse i akuzuari Nikolla Gruevski i ka komentuar prokurores Fatime Fetai, pasi që sipas tij, flet pa pasur të drejtë për të folur dhe qeshi kur tha ajo se është prokurore dhe mund të flasë në këtë fazë.

Ndaj kësaj, Fetai i tha Gruevskit se “jeni shumë në disponim, duke e pasur parasysh se ju afrohet koha”.

Gruevski ia këtheu se nuk ka nevojë që ajo të kujdeset për disponimin e tij, pas së cilës Fetai i tha se kujdeset edhe për shëndetin, por edhe për disponimin e të akuzuarve. Më pas, filloi diskutim në gjykatore, Fetai u ngrit dhe tha “kaloi koha kur askush nuk guxonte t’ia kthente”.

Gjykatësi ftoi që të ulen gjakrat, ndërkaq disa nga të akuzuarit u drejtuan deri te opinioni “hajde tani publikojeni edhe këtë”.

Ndryshe, në seancat paraprake për këtë lëndë, fajin e pranuan i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe u dënuan me kusht. Për të akuzuarin e shtatë Dimçe Kërstev, po zhvillohet procedurë e ndarë.

Të akuzuarit akuzohen për inkurajim të dhunës që ndodhi gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Del videoja, momenti kur MCGregor i kërkon mëshirë Khabib-it në ring (VIDEO)
VMRO për pajtim, cili është qëndrimi i tyre ndaj ofertës së Kryeministrit Zaev
Gjykata anulon seancën e rastit “TNT” pas kërkesës së Gruvskit
Prokurorët arrijnë në konkluzione tronditëse nga vrasja me telekomandë e Haxhi Ahmetit
Çudit Zaev, ia fal "27 prillin" VMRO-së

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media