Home Maqedoni
Zaev: Të mos e prishim miqësinë me Greqinë
Tani ka ardhur koha që të gjithë të cilët janë pro NATO-s dhe BE-së të mbështesin ndryshimet dhe së bashku, vetëm së bashku ta çojmë Maqedoninë përpara, porositi sot kryeministri Zoran Zaev në seancën e Komisionit parlamentar për çështje kushtetuese ku në rend dite është Propozimi për qasjen e ndryshimeve të Kushtetutës në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, raporton MIA.

Zaev, duke e elaboruar propozimin e qeverisë, theksoi se nga shqyrtimi dhe nga reagimet e deritanishme të opinionit nuk ka asgjë kontestuese në propozimin për ndryshimet kushtetuese, që me vendimin e Qeverisë menjëherë është shpallur, duke ju bërë thirrje deputetëve të bashkohen rreth qëllimeve strategjike të vendit. Për opinionin profesional dhe ekspertët, tha ai ndryshimet janë sipas standardeve ndërkombëtare.

"Kjo iniciativë është ngritur në përputhje me ligjet dhe procedurat institucionale për ndryshimet kushtetuese", tha Zaev i cili potencoi se deputetët janë ata të cilët duhet ta përcaktojnë të ardhmen e vendit drejt NATO-s dhe BE-së dhe se duhet të deklarohen sipas bindjes së tyre dhe sipas vullnetit të qytetarëve pa iu nënshtruar asnjë presioni", tha Zaev.

Me zgjidhjen e kontestit për emrin me Greqinë, theksoi, është ndërtuar miqësi midis dy vendeve dhe është tejkaluar kontesti shumëvjeçar me çka vendi del nga izolimi dhe hap perspektivat euroatlantike.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Reshjet e borës mbulojnë rrugët e Maqedonisë
Aksidentohet autobusi me pasagjerë maqedonas, tre të vdekur
Shpendi hyri dhe dialogu mori formë, por zbuloni "gjahun" e radhës të Hashim Thaçit
Ndërron jetë kryetari i Ohrit
Gruevski shijon lirinë, asnjë përgjegjësi për arratisjen e tij

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media