Home Maqedoni
Reagon Osmani pasi hetimeve nga prokuroria për korrupsion
Pas hapjes së hetimeve të sotme nga ana e Prokurorisë Speciale Publike në lidhje me keqpërdorime të dytës zyrtare, nëpërmjet një komunikate për media reagoi zëvendëskryeministri i tanishëm për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili thotë se është befasuar pasi ka dëfjuar emrin e tij.

“Informacioni rreth hapjes së hetimeve nga ana e PS-së, edhe pse më parë si spekulim e kisha dëgjuar dhe lexuar nëpër mediume, ishte befasi për mua e veçanërisht potencimi i emrit tim në kontekst të keqpërdorimeve eventuale.

Në karierën time dhe në përgjithësi në karierën time profesionale si Ministër i Shëndetësisë më herët por edhe tash si zëvendës Kryeministër udhëheqës i Sekretariatit për Çështje Evropiane, gjithmonë kam punuar sipas ligjeve dhe në interes të të gjithë qytetarëve te Republikës së Maqedonisë dhe duke u bazuar në të njejtin parim dua të përcjell disa mesazhe:

Hetimin e inicuar e konsideroj si normal, korrekt dhe obligim profesional i Prokurorisë dhe në atë drejtim jam në dispozicion të Prokurorisë Speciale Publike si dhe në cilin do organ tjetër të drejtësisë në vend, për bashkëpunim në interes të identifikimit të gjendjes faktike në tërësi.

Dua të theksoj se nuk kam asgjë për të feshur, përkundrazi pres një hetim më të shpejtë dhe më efikas me qëllim të vetëm të zbardhet e vërteta – se as që kam ndikuar dhe as që kam mundur të ndikoj e aq më pak nuk kam mundur të jem i njoftuar me keqpërdorime eventuale, sigurisht nëse egziston një gjë e tillë”, thuhet në komunikatën e Bujar Osmanit dërguar në media.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Këta janë grabitësit e kapur dje nga NJSI (FOTO LAJM)
Këtë javë Maqedonia fillon bisedimet për në NATO
Talati nuk e lejon kryetarin e opozitës të flasë në kuvend
Punën që se bëri Komuna e bëri familja Destani, rinovohen varrezat e vjetra të Tetovës (FOTO LAJM)
Detaje nga vrasja e rëndë në Tetovë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media