Home Maqedoni
Gruevski përpiqet të shfajësohet pas hetimeve të reja
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski mbrëmë përmes një statusi në profilin e tij në Facebook ka komentuar gjashtë rastet e reja për të cilat Prokuroria Speciale Publike ka nisur hetim.

Sipas tij këto gjashtë hetime janë vetëm vazhdim i persekutimit politik ndaj ish-funksionarëve dhe funksionarëve të tanishëm të VMRO-DPMNE-së. Ndërkaq akuzon qeverinë se po tenton të bëj shpëqëndrim nga dështimi i referendumit.

“Natyrisht, nga mijëra investitorë dhe kompani që kanë punuar në Republikën e Maqedonisë, janë kompani të zgjedhura nga Rusia, Turqia dhe Kina, me qëllim që të krijohet imazh që VMRO-DPMNE politikisht dhe ekonomikisht ka qenë e orienuar drejt këtyre vendeve dhe jo vendet e NATO-s dhe BE-së, edhe pse publikisht është e njohur se të gjitha parametrat, pa marrë parasyshë nëse bëhet fjalë për import-eksportit ose investime të huaja, mbi 90 për qind e bashkëpunimit është me kompanitë nga shtetet anëtare të BE dhe NATO-s, Gjermania, Britania, Amerika, Belgjika, Italia, Holanda, etj “, shkruan Gruevski.

Gruevski ka dhënë shpjegim dhe për rastin që lidhet me financimin e 7 mediave, duke thënë se ndarjen e fondeve për fushatën publike të ish-qeverisë e ka ndarë në përputhje të plotë me ligjin.

Sipas tij, edhe rastet e tjera që i ka hapur PSP janë të montuara dhe kanë të bëjnë me persekutim politik të cilin e udhëheq LSDM ndaj partis së tij. Ai PSP-në e quan instrument klasik të LSDM-së, e cila e ndihmonë qëndrimin e kësaj partie në pushtet.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Zhvillohet ceremonia e varrimit të disa prej viktimave në Gostivar
Trumpi çmend serbët, edhe në urim përmend njohjen e Kosovës
U tall me viktimat e aksidentit, pedagogia merr një goditje të rëndë (FOTO LAJM)
Si do të jetë moti në Maqedoni
Kërkohet gjak për të plagosurit në aksident (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media