Home Maqedoni
Shfaqet Koxias, thotë se do ta tërhiqte për veshi Zaevin
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, në një intervistë për televizionin grek “Antena”, në lidhje me deklaratat e kryeministrit Zoran Zaev, për mësimin eventual të gjuhës maqedonase edhe në Greqi, tha se të ishte ai ende ministër “do ta tërheq për veshi në të gjitha mënyrat, edhe nga NATO, nga Bashkimi Evropian dhe nga Nimic”.

“Nimic është aktivizuar dhe është mirë që e ka rikujtuar se i shkel dy pika të Marrëveshjes së Përkohshme dhe Marrëveshjes së Prespës”, tha Koxias, duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë do të kishte bërë ai sikur të ishte ende ministër.

Ai shtoi se dy çështje janë të rëndësishme nga Marrëveshja e Prespës dhe e lexoi nenin nga kjo marrëveshje se asnjë nga palët nuk do të përzihet në punët e brendshme të palës tjetër.

“Për atë, çfarë gjuhe do të mësohet në Greqi është kompetencë e jona. Nuk është puna e tyre”, tha Koxias dhe shtoi se e dyta është se duhet të ndryshohet neni 49 i Kushtetutës së Maqedonisë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kryeministri Zaev shprehet optimist për hapjen e negociatave
Zaev drejt Brukselit, bëhen përpjekjet e fundit për marrjen e datës
"Më ngritën kurth", çfarë deklaroi zv.Ministri i Shëndetësisë teksa dha dorëheqjen
Zv.Ministri i Shëndetësisë jep dorëheqjen pas skandalit me ryshfetet
Negociatat: Shqipëria e Maqedonia e Veriut në dhomën e pritjes

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media