Home Maqedoni
Lorik Cana: Shqipëria do të mbetet pas Kosovës, nëse...
Lorik Cana e ka pranuar se talentet më të mëdhenj shqiptarë në ditët e sotme përfaqësojnë Kombëtaren e Kosovës.

Në një intervistë për “Sofoot.com”, ish-kapiteni i Shqipërisë ka folur për dy kombëtaret, kuqezinjtë dhe “Dardanët” dhe shanset e tyre për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020.


I pyetur për talentet shqiptarë të Kosovës, të cilët tani po zgjedhin vendlindjen e prindërve para Shqipërisë, ish-futbollisti nga Gjakova tha se një gjë e tillë është pritur.

"Ka vite që dihet se shqiptarët e Kosovës do të zgjidhnin Kosovën. Nuk kemi më vetëm një ekip kombëtar, por dy ekipe kombëtare që i përfaqësojnë dy shtete shqiptare. Në të ardhmen, do të jetë shumë e vështirë të gjejmë gjenerata që janë në gjendje t’ia sigurojnë (Shqipërisë) kualifikimin në Evropian përsëri. Dhe, nëse një ditë Kosova kualifikohet në ndonjë turne të madh, atëherë Shqipëria pa dyshim do të jetë prapa Kosovës. Për më tepër, në ekipin kombëtar të Shqipërisë që u kualifikua në Euro 2016, gjysma e futbollistëve ishin nga Kosova”, ka thënë Cana
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Këta janë politikanët që nuk marrin paga, dhe kanë hequr dorë nga privilegjet e pushtetit
Sela: Solidarizohemi me vëllezërit tanë shqiptarë
Bllokohet në aeroport nëna shqiptare me fëmijët
Ahmeti: Kemi prioritet Drejtësinë
Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media