Home Maqedoni
SHOKUESE/ Pse Serbia po i fshin adresat e qytetarëve vetëm në Medvegjë e BujanoVc?
Serbia po vazhdon t’i shkelë të drejtat e shqiptarëve në tri Komunat sidomos në Komunën e Medvegjes.

Mijërave prej tyre u janë fshirë adresat e vendbanimeve në regjistrat civil. Një gjë e tillë u ka pamundësuar atyre edhe nxjerrjen e leternjoftimëve, Beogradi ka nisur fushatë të egër ndaj shqiptarëve në Medvegjë.

Rreth 5000 shqiptarë janë hequr nga listat e regjistri civil për shkak të ndërrimit të vendbanimit.

Samir Shahini, aktivisti poltik me shifra tregon që këto rregulla kryesisht janë bërë kundër shqiptarëve në Serbi.

“ Rreh 0.01% të adresave që janë shitur maksimumi shkon në 2% Medvegja dhe 2% në Bujanoc, mirëpo Medvegja nuk është e vetmja komunë ku ka lëvizshmëri kaq të madhe ka pasur edhe në Nish e Beograd”.

Sipas Shahinit shqiptarët e Medvegjës janë të zhgënjyer nga Kosova e Shqipëria, pasi nuk pritet më mirë prej Serbisë përveç spastrim etnik tek shqiptarët.
“Ne nuk mundemi me prit më mirë prej Serbisë, si shqiptarë e kemi mësua këtë , me u ripërsërit dhe na është përforcua bindja, por kemi prit nga shteti i Kosovës, i cili ka ka këta shqiptarë në vijë kufitare”.

Në këto zgjedhje qytetarët e Medvegjës duhet të zgjedhin 25 asamblistë të rinj, e të cilët më pas, do të zgjedhin kryetarin e Komunës.

InDoks sjell rrëfimet e njerëzve që u fshinë edhe nga regjistrat civil. Heshtjen e dy shteteve shqiptare për procesin e zvogëlimit masiv të numrit të shqiptarëve në këtë qytet.

Zgjedhjet që i dominon partia e Presidentit Aleksandër Vuçiq. Personazhet e këtij dokumentari flasin pashmangshëm për një spastrim etnik të shqiptarëve në zemër të Evropës në shekullin 21.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Këta janë politikanët që nuk marrin paga, dhe kanë hequr dorë nga privilegjet e pushtetit
Sela: Solidarizohemi me vëllezërit tanë shqiptarë
Bllokohet në aeroport nëna shqiptare me fëmijët
Ahmeti: Kemi prioritet Drejtësinë
Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media