Home Maqedoni
Nuk është çudi: Kundërshtari i radhës i Khabib-it mund të jetë McGregory
Nuk ka dyshim se tifozët e arteve të përziera marciale do ta dëshironin një rimeç ndërmjet Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor, ndërsa i të njëjtit mendim është edhe presidenti i UFC-së, Dana White.

Dueli ndërmjet tyre do të sillte shumë përfitime, edhe pse shumëkush mendon se Tony Ferguson e meriton një shans që të garojë për titull.

Në konferencën për shtyp pas ‘UFC 242’, White deklaroi se do t’i jepej shansi Fergusonit që ta kërkonte titullin e peshave të lehta. Megjithatë, në deklaratën e tij vërehej se e preferonte rimeçin ndërmjet Khabibit dhe McGregorit.

McGregor dhe Khabib gjatë duelit të vitit të kaluar (Foto: Getty Images/Guliver)

“Tony Ferguson do t’i jepet shansi i radhës dhe nëse për ndonjë arsye Tony nuk mund të ndeshet ose nëse nuk dëshiron të ndeshet në atë kohë, atëherë do të mendonim për diçka tjetër, por Conori do të kishte shumë kuptim”.

“Conor McGregor e dëshiron shumë duelin dhe unë jam i sigurt se edhe tifozët do të dëshironin ta shihnin. Prandaj do të shohim se si do të shkojë e gjitha”, kishte deklaruar presidenti i UFC-së.

Vendimi u takon krerëve të UFC-së dhe Nurmagomedovit, por nuk ka dyshim që Fergusoni e dëshiron shansin për titull.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Këta janë politikanët që nuk marrin paga, dhe kanë hequr dorë nga privilegjet e pushtetit
Sela: Solidarizohemi me vëllezërit tanë shqiptarë
Bllokohet në aeroport nëna shqiptare me fëmijët
Ahmeti: Kemi prioritet Drejtësinë
Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media