Home Maqedoni
INTERVISTA/ Rike Roçi tregon shanset e kombëtares dhe "fiksimin" e saj tek Milani (FOTO LAJM)
Rike Roci njihet si një nga bukuroshet shqipatre e cila u bë e famshme nëpërmjet shtëpisë më të madhe në Shqipëri, "Big Brother Albania", por edhe per performancën në "Euro 2016" duke pushtuar kopertinat e mediave europiane.

Prej kohësh bukuroshja Rike Roçi i është larguar vëmendjes së medias rozë duke mos dashur të flasë shumë për jetën e saj private.

Në një intervistë dhënë gazetarit të Albeu.com, Gerli Doko, ajo tregon jetën në Itali, tifozllëkun për Kombëtaren si edhe skuadrën e saj të zemrës, Milanin.

Gjithashtu Rike na tregoi vendet ku i kaloi pushimet këtë verë teksa nuk munguan vendet turistike që tifozja e zjarrtë e Kombëtares vizotoi. Për më tepër në intervistën e mëposhtme:

Intervista

Media njeh 3 momente "historike" tuajat, "Big Brother", "Dance With The Stars" dhe si tifoze e zjarrtë e Kombëtares në "Euro 2016". Cila prej këtyre fazave mendon se të ka dhuruar më shumë fansa?

Mendoj se secila prej tyre më ka bërë që njerzit të më njohin...

Kohët e fundit nuk jeni përfolur për jetën tuaj personale përsa i përket raporteve me meshkujt. Ke dashur vet ta mbash larg mediave jetën private, apo nuk është dikush për momentin krah Rikes ?

Jeta ime private ka qënë gjithmonë private, nuk më pëlqen fakti që njerëzit të dinë gjërat e mia personale.

Vëmendjen e mediave përgjithesisht e rrëmben pamja jote e jashtme dhe format fizike. Sa e kënaqur je me kete fakt?

Vëmendjen e mediave po e kam pasur gjithmone për pamjen time, mbase do vi koha që do flitet dhe per diçka tjetër, për momentin jam e kenaqur me kaq pasi un punoj me pamjen time

Si tifoze e zjarrte Kombëtares mendoni se stadiumi “Arena Kombëtare” do i sjellë fat Shqiperisë, dhe a do jeni ju ne inagurimin e stadiumit në nëntor kundër Francës?

Shpresoj që të fitojmë njëherë me Islandën nesër, se kundër Francës në nëntor nuk kemi asnjë shans, ata janë kampion bote, një barazim me ata për ne do ishte fitore e madhe, nëse fitojmë do ishte një ëndërr, mbase në nëntor do jem në stadium ende nuk e di ështe herët.

Mediat e huaja kanë shkruar se ju nuk keni vetëm fansa shqiptar. A ndjen ndonjë ndryshim mes atyre shqiptar dhe të huaj ?

Ka vetëm ndryshim që ata shqipetar janë moralist...nuk shikojn kurr përtej hundes

Ku i kaluat pushimet këtë verë ?

Pushimet i kam filluar në Ibiza formentera me shoqëri...pastaj me familjen në Sardegna dhe më pas në Mykonos për pune por dhe per pak pushim....dhe i kam perfunduar ne mal

Përveç modelingut më se e kaloni më së shumti kohën e lirë?

Kohën e lirë e kaloj me mbesen time të vogël që është shqirti im binjak...bashkë shikojmë dokumentare

Edhe një muaj dhe ju keni ditëlindjen. Vjet e festuat në mënyrë madhështore së bashku me familjen ku nuk munguan as urimet nga VIP-at, po këtë vit me kë dhe ku do e festoni ?

Gjithmonë familja dhe miqtë e afërt ma bëjnë festën e ditëlindjes, nuk e kam idenë se cfar do përgatistin këtë vit, di vetëm që do jem e rrethuar nga dashuria tyre

Ju gjithashtu jeni dhe një tifoze e zjarrtë e Milanit, besoni se këtë sezon mund të arrini zonën Champions

Jam milaniste e zjarrtë e vërtetë. Por nuk është Milani i para shumë vitesh thjesht mburremi me kujtime, shpresoj të rikthehemi në Champions. Është herët për ta thënë sa filloj kampionati, për momentin ishallah fitojmë derbin më 21 shtator

Cili eshte futbollisti juaj i preferuar te Milani ?

Për momentin Piatek më duket i vetmi i denjë për bluzën e Milanit, të shikojmë edhe kata të sapo ardhurit nëse e meritojnë

Po në ndeshjen derbi ndaj Interit do jesh e pranishme në San Siro në mbëshjetje të kuqezinjve ?

Gjithmonë jam e pranishme në derbi. Nuk mund të mungoj...dhe të nesërmen jam gjithmonë me gjysëm zëri se bërtas më shumë se trajneri. /albeu.com/


View this post on Instagram

•Io vivo spettinata perché tutte le cose belle, veramente belle di questa vita, spettinano• 👩🏼

A post shared by Rike Roçi 🧿 (@rike_roci_) on


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Këta janë politikanët që nuk marrin paga, dhe kanë hequr dorë nga privilegjet e pushtetit
Sela: Solidarizohemi me vëllezërit tanë shqiptarë
Bllokohet në aeroport nëna shqiptare me fëmijët
Ahmeti: Kemi prioritet Drejtësinë
Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media