Home Maqedoni
Shkarkohet Jovo Vangellovski, dyshohet për shpërdorim detyre
Këshilli gjyqësor e shkarkoi nga detyra Jovo Vangellovskin. Ai tashmë nuk është kryetar i Gjykatës Supreme e as gjykatës. Përveç tij, është shkarkuar edhe Rahillka Stojkovska. Sipas Këshillit, ata kanë vepruar në mënyrë joprofesionale dhe të pandërgjegjshme. Të dytë para dy viteve ishin pjesë e Këshillit penal që ia anuloi paraburgimin biznesmenit Sead Koçan pas kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë të dorëzuar nga Prokuroria e rregullt për rastin e PSP-së "Trust". Kryetari i Këshillit gjyqësor ishte i përmbajtur lidhur me shkarkimin.

"Unë vetëm mundem t’ju them se një kryetar është shkarkuar nga detyra dhe dy gjykatës janë shkarkuar nga detyra e gjykatësit"-tha Kiro Zdravev, Kryetarë i Këshillit Gjyqësor.

Të shkarkuarit Vangellovski dhe Stojkovska kanë të drejtë ankese në Gjykatën supreme.

"Edhe ata kanë të drejtë të ankesës në Gjykatën Supreme. Në Gjykatën Supreme formohet këshill nga nëntë gjykatës, tre prej të cilëve janë gjykatës në Gjykatën Supreme dhe nga një gjykatës prej katër Gjykatave rajonale të Apelit. Pra, këta janë shtatë edhe dy gjykatës nga gjykata ku gjykatësi e kryen punën e tij"- shtoi Kiro Zdravev, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Faik Arsllani u zgjodh si ushtrues detyre Kryetar i Supremes. BDI-ja nëpërmjet një komunikate është distancuar nga çdo ndërhyrje politike në punën e institucioneve. Përsëritën kërkesën për veting. Për shkarkimin e gjykatësit nevojiten dy të tretat e votave plus shumica me badenter. Përndryshe, Belerim Bexheti kryetar i Sarajit, dhe ish ministër i drejtësisë një muaj më parë deklaroi se Kryeministri Zaev i kishte kërkuar që të ndikonte tek disa anëtarë të Këshillit Gjyqësor për të shkarkuar Vangellovskin.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Këta janë politikanët që nuk marrin paga, dhe kanë hequr dorë nga privilegjet e pushtetit
Sela: Solidarizohemi me vëllezërit tanë shqiptarë
Bllokohet në aeroport nëna shqiptare me fëmijët
Ahmeti: Kemi prioritet Drejtësinë
Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media