Home Maqedoni
Tabela e çuditshme në Tetovës: Mirë se vini në Tetovë, qytetin ku askujt nuk i intereson për asgjë (FOTO LAJM)
Një grup aktivistësh nga Tetova sot kanë vendosur tabela nëpër qytetin e Tetovës me mesazhe për problemet me të cilat ky qytet ka kohë që po përballet. "Mirë se vini në Tetovë, qytetin ku askujt nuk i intereson për asgjë", është mesazhi kryesor i cili u përcoll sot përmes tabelave të vendosura në të gjithë qytetin.

Aktivistët thonë se mbeturinat e hudhura gjithandej, gropat në rrugë, kaosi në trafik ku çdokush parkohet ku të dojë, si dhe mungesa e transportit publik janë pjesë e problemeve të shumta me të cilat ndeshen çdo ditë tetovarët.

Të motivuar nga këto probleme dhe me dëshirë për të ngritur përgjegjësinë shoqërore, ata vendosën tabela me këto mesazhe: "Nuk më intereson ku parkohem"; "Nuk më intereson ku hedh mbeturin"; "Nuk më intereson që nuk ka transport publik"; "Nuk më intereson që ka gropa".

Aktivistët thonë që me këtë tentojnë të ngrenë vetëdijen e qytetarëve por edhe te pushtetit lokal, për problemet të cilat me vite me radhë kanë ngelur të pazgjidhura.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Media gjermane fajëson Shqipërinë për mos hapjen e negociatave me Maqedoninë
Zaev: VMRO-ja ka frikë nga zgjedhjet e shpejta
Maqedoni: Gjobë 5 mijë euro nëse nuk respektohet gjuha shqipe
CDU: Rruga drejt BE-së mbetet e hapur për Maqedoninë
Zaev: Më 12 prill 2020 do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media