Home Maqedoni
Bllokohet në aeroport nëna shqiptare me fëmijët
Një nënë shqiptare me tre fëmijët e saj të vegjël është detyruar të qëndrojë në zonën transite të Aeroportit të Dyseldorfit, Gjermani.

Edhe pse ajo ka pasur pasaporta të vlefshme për veten dhe fëmijët, nuk është lejuar të dilte jashtë zonës transite, shkruan diewelt.de.

Kjo ka ndodhur pasi ajo nuk kishte të holla të mjaftueshme dhe sigurimi shëndetësor i ishte mbaruar, sqaron Policia Federale e Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.

Gruaja nga Shqipëria kishte dashur që së bashku me fëmijët e saj të vizitonte bashkëshortin i cili jeton në zonën e gjerë të Dyseldorfit, me statusin e kufizuar në kohë (“duldung”) të azilit, ka deklaruar një zëdhënëse e policisë.

Sidoqoftë, gruaja me fëmijët e saj janë strehuar në zonën e përmendur dhe janë furnizuar nga punonjësit me ushqime dhe pije nga një kafene në afërsi, njoftojnë punonjësit e aeroportit.

Policia njofton se në fund gruaja me tre fëmijët ka udhëtuar me aeroplan drejt Tiranës.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Media gjermane fajëson Shqipërinë për mos hapjen e negociatave me Maqedoninë
Zaev: VMRO-ja ka frikë nga zgjedhjet e shpejta
Maqedoni: Gjobë 5 mijë euro nëse nuk respektohet gjuha shqipe
CDU: Rruga drejt BE-së mbetet e hapur për Maqedoninë
Zaev: Më 12 prill 2020 do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media