Home Maqedoni
Firmosi për Shkëndijën e Tetovës, fjalët e para të Ernest Gjokës (FOTO LAJM)
Trajneri i ri i Shkëndijes së Tetovës do të jetë Ernest Gjoka. Një emër shumë i njohur për Kategorinë Superiore duke ditur eksperiencën e gjatë me klubet shqiptare, ndërsa është shpallur kampion me Kukësin, ndërsa po me verilindorët ia ka dalë të triumfojë edhe në Kupën e Shqipërisë.

Tashmë, tekniku Gjoka do të provojë një aventurë me kampionët e Maqedonisë së Veriut, të cilët nuk e kanë nisur mirë këtë kampionat. Tetovarët besojnë se Gjoka është njeriu i duhur për të rikthyer ekipin në shinat e duhura. Njoftimin për emërimin e 49-vjeçarit në krye të Shkëndijes e ka bërë vetë klubi tetovar. Ndërkohë, në fjalët e para për eksperiencën e re, Gjoka është shprehur se ka shkuar në një klub profesional.

“Mendoj se kam ardhur në një klub si Shkëndija që mbi të gjitha është një klub profesional dhe është një klub i ndërtuar me shumë kujdes. Përshtypjet e para janë shumë të mira dhe mendoj e shpresoj që këto përshtypje që do kem sot t’i kem gjatë gjithë kohës që do të punoj këtu. Jam i gatshëm për këtë sfidë, sepse dihet se Shkëndija kërkon gjithçka. Kërkon të jetë gjithë kohës e suksesshme, të jetë kampion, të eci shumë në Europa League, të kap grupet e Europa League apo pse jo edhe Champion League”, u shpreh Gjoka.



Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Takohen Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev, çfarë u diskutua
"Të fuqishëm, ngjyrë ulliri dhe me flamurin tonë": Mediat serbe zbulojnë foto të helikopterëve të marrë nga Rusia
Dramë në Bruksel, Makron lëshon takimin pas kritikave nga shtetet tjera përse refuzoi Maqedoninë e Veriut
Aksident i frikshëm në autostradën Prishtinë-Shkup, përmbyset kamioni (VIDEO)
Sela kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media