Home Maqedoni
Palmer dhe Grenell sot në Kosovë, në fokus dialogu me Serbinë
Dy përfaqësuesit më të lartë amerikanë për çështje të Ballkanit Perëndimor dhe dialogut Kosovë-Serbi, do të qëndrojnë në Kosovës gjatë ditës së mërkurë.

Përveç vizitës së të dërguarit të posaçëm të presidentit të Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, në Kosovë do të qëndrojë edhe I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovës, Philip Kosnett, lidhur me vizitën e dy përfaqësuesve të lartë amerikanë, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, se mbështetja e SHBA-së, për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut kërkon punë ekipore.

“Mbështetja e SHBA-së për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut kërkon punë ekipore: I dërguari i posaçëm presidencial Grenell dhe përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit Matt Palmer së bashku në Berlin. Të dy do të vizitojnë Kosovën”, ka shkruar Kosnett përderisa ka shpërndarë një fotografi të postuar në profilin e Ambasadës së SHBA-së në Gjermani, dhe ku të dy zyrtarët e lartë amerikanë shihen teksa bisedojmë me zyrtarët gjermanë për situatën në rajonin e Ballkanit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka emëruar Grenellin – ambasador i SHBA-së në Gjermani – të dërguar të posaçëm të administratës për dialogun Kosovë-Serbi, më 4 tetor.

Ky vendim është vlerësuar si befasues, pasi Departamenti amerikan i Shtetit, në fund të gushtit, ka emëruar diplomatin Mattheë Palmer të dërguar të posaçëm për Ballkanin, i cili është thënë se, mes tjerash, do të merret edhe me dialogun.




/R.E.L
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Të fuqishëm, ngjyrë ulliri dhe me flamurin tonë": Mediat serbe zbulojnë foto të helikopterëve të marrë nga Rusia
Dramë në Bruksel, Makron lëshon takimin pas kritikave nga shtetet tjera përse refuzoi Maqedoninë e Veriut
Aksident i frikshëm në autostradën Prishtinë-Shkup, përmbyset kamioni (VIDEO)
Sela kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme
Ernest Gjoka debuton me humbje, Shkëndija mposhtet në shtëpi

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media