Home Maqedoni
Ngecje në gjyqësor, nuk ka kuadër profesional
Maqedonia renditet e 82-ta nga 141 vendet në botë, sipas një raporti nga Indeksi Global i Konkurrencës, i Forumit Ekonomik Botëror. Ky është një përmirësim për 2 pozicione, në krahasim me vitin e kaluar, por nëse shikoni dobësitë kryesore në fusha të caktuara, shteti vendnumëron, thotë Drilon Iseni nga Oda e Maqedonisë Veriperëndimore. Pengesat më të mëdha janë identifikuar te institucionet, duke veçuar pavarësinë e gjyqësorit, si hallka më e dobët, industria e teknologjive të komunikimit dhe informacionit, mungesa e stafit të arsimuar dhe një fuqi punëtore cilësore.

"Në fushën e arsimit profesional, ne renditemi shumë dobët në vendin e 131 dhe në pjesën e aftësive të të diplomuarve të rinj. Ky është një fakt që tani shihet gjatë punësimit. Stafi i ri nuk i plotëson nevojat e biznesit, veçanërisht për sa i përket aftësive të nevojshme për punë"-tha Drilon Iseni nga Oda e Maqedonisë Veriperëndimore.

Kjo është arsyeja, që të fillojmë të mendojmë për mundësinë e importimit të punëtorëve nga jashtë, thotë Iseni, por sipas tij në atë segment, procedura është e ndërlikuar.

"Ne pjesën e gjetjes së fuqisë së punës nga jashtë, gjendemi në vendin e 111. Dua të shpjegoj se është shumë e vështirë të sjellësh punëtorë të huaj në vendin tonë, veçanërisht në fushën e sigurimit të lejeve të qëndrimit dhe punës"-theksoi Drilon Iseni nga Oda e Maqedonisë Veriperëndimore

Ngecje në raport është theksuar edhe në Infrastrukturë- cilësinë e rrugëve dhe lidhja e aeroporteve. Për sa i përket parametrave ekonomik, ekzistojnë edhe vlerësime të pafavorshme për sektorin bankar, shpenzimet dhe koha e nevojshme për hapjen e një biznesi. Për sa i përket stabilitetit mikroekonomik, ne jemi të pozicionuar mirë me inflacionin, por jo edhe me dinamikën e huamarrjes. Ne gjithashtu vendnumërojmë edhe për inovacionin, thotë Iseni, duke theksuar se shteti po mundohet të investojë, në projekte përmes Fondit të Inovacionit, por rezultatet nuk janë akoma në vend.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Të fuqishëm, ngjyrë ulliri dhe me flamurin tonë": Mediat serbe zbulojnë foto të helikopterëve të marrë nga Rusia
Dramë në Bruksel, Makron lëshon takimin pas kritikave nga shtetet tjera përse refuzoi Maqedoninë e Veriut
Aksident i frikshëm në autostradën Prishtinë-Shkup, përmbyset kamioni (VIDEO)
Sela kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme
Ernest Gjoka debuton me humbje, Shkëndija mposhtet në shtëpi

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media