Home Maqedoni
Takohen Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev, çfarë u diskutua
Sa po ka përfunduar takimi midis dy liderëve të koalicionit LSDM – BDI, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në Shkup, mëson TS.

Ky takim urgjent është realizuar pas vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian për mos ndarjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian si pasojë e vetos franceze.

Siç mëson TS në takim është diskutuar rreth përgjegjësisë së qeverisë dhe hapave të mëtejmë, me ç’rast u konstatua se Qeveria dhe shumica parlamentare i kanë realizuar të gjitha kërkesat e Brukselit dhe ka merituar datën për negociata.

Këtë e ka konstatuar edhe Komisioni Evropian. Prandaj, ky koalicion duhet të vijojë me hapur e guximshëm në drejtim të anëtarësimit në NATO dhe vazhdimin e rrugës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Shqiptarë nga Anglia dhe Maqedonia e Veriut për të parë Shqipëri-Francë (VIDEO)
Shkup, ndotja e ajrit përsëri në nivel të frikshëm
Ministri serb i Shëndetësisë flet për Vuçiç: Ishte në rrezik për jetën
Bie numri i azilkërkuesve për në Gjermani
Policia futet në shtatë lokale në Shkup, vihen në pranga 10 persona

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media