Home Maqedoni
A u arrit marrëveshja për rrogat e arsimtarëve, çfarë u vendos?
Gjatë ditës së nesërme pritet të kumtohet Marrëveshja mes Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës (SASHK) dhe Ministrisë së Arsimit.

Ministri Arbër Ademi shprehet optimist se deri nesër do të përafrohen qëndrimet dhe do të vije deri tek një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Nga ana tjetër kreu i sindikatës Jakim Nedellkov thekson se anulimi i grevës bëhet me qëllim që t’i jepet kohë dhe hapësirë Ministrisë së Arsimit që të siguroj mjetet e nevojshme për kërkesat e SASHK-ut. “Kërkesat e SASHK-ut për rritjen e pagave që u dorëzua tek ministria e arsimit dhe që kishte të bëj me rritjen e pagave, dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me rregullimin e statusit ekonomik të punonjësve të arsimit.

Sot në mbledhje të këshillit SASHK-u solli vendim që të ngrij vendimin për grevë të përgjithshme. Kjo u bë për shkak të analizave që i dorëzoi MASH, sepse për të pranuar kërkesën tonë ministria ka kërkuar kohë, për të gjetur mjete që të plotësoj kërkesën tonë. Përveç kësaj kërkese që është prioritet gjatë kësaj periudhe në të ardhmen prioritet do të jenë edhe kërkesat tjera tona që janë dërguar deri te MASH”, deklaroi Jakim Nedelkov.

“Edhe sot kolegët nga institucioni imë por edhe institucioneve tjera po bëjnë përpjekje për të siguruar mjetet e domosdoshme për rritjen e pagave. Andaj jam këtu që të mos vijmë deri tek ndonjë vendim i SASHK-ut që të mos e përkeqësoj situatën”, tha Ademi. Kryeministri Zoran Zaev sot më herët përpara gazetarëve deklaroi se do të kishte dëshirë të fliste në lidhje me marrëveshjen mes SASHK-ut dhe Qeverisë për kërkesën e mësimdhënësve për rritjen e pagave, por që kjo pritet të kumtohet nesër nga vetë Ministri i Arsimit pas konsultimeve me Ministrinë e Financave.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Maqedonia e Veriut, premio marramendëse për të mundur Kosovën në Ligën e Kombeve
Zaev: Nuk e komentoj deklaratën e Ruskoskës
"Ajo nuk është Katica, ајo është dërguar me helikopter në Greqi"
Reshje shiu dhe mjegull, çfarë do të ndodhë me temperaturat
Zaev i vendosur: Vetting edhe për politikanët

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media