Home Maqedoni
Fillon seanca për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut filloi seanca solemne për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO.

Në seancën solemne fjalim do të kenë kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministri teknik, Oliver Spasovski, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, koordinatorët e grupeve të LSDM-së, Jova Mitreski, të OBRM-PDUKM-së, Nikola Micevski, të grupit të pavarur të OBRM-PDUKM-së, Nola Ismajlovska Starova, deputetët e ASH-së, Syrija Rashidi, të Alternativës, Afrim Gashi, të Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli dhe të PDSH-së, Merale Ferati, shkruan Telegrafi.

Pas votimit fjalim do fjalim do të mbajë edhe kryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Attila Mesterházy.

në Kuvend të pranishëm janë Mirsolaf Tugjman, deputet dhe shef i delegacionit në AP NATO, Vasilika Husi, nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, Cveta Karajançeva, kryetar i Kuvendit bullgar, Genci Nimanbegu, nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi.

Në seancë të ftuar janë edhe ish-kryetarët, ish-kryeministrat, liderët e partive politike si dhe përfaqësuesit e jetesë publike dhe kori diplomatik, në mesin e të cilëve edhe ambasadorë nga vendet anëtare të NATO-s.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Gjendja e gruas me virusin korona është stabile dhe pa komplikime (VIDEO)
Eurothink: Greqia po zvarrit zbatimin e Marrëveshjes së Prespës
Zaev me mesazh për partitë e tjera: Nuk do të lejojmë kërcënime dhe shantazhe
Koalicioni parazgjedhor, LSDM dhe Lëvizja BESA zyrtarizojnë marrëveshjen
LSDM: Ende po ndjehen pasojat e qeverisjes së OBRM-PDUKM-së

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media