Home Maqedoni
Makina e Prokurorit shpërthen në flakë
Mbrëmë në ora 19:00 nga një mjet eksploziv ka shpërthyer zjarr në hapësirën ndihmëse të shtëpisë së një prokurori publik të Prokurorisë së Kërçovës, informojnë nga Prokuroria shrkuan Portalb.mk.

“Eksplozivi e ka dëmtuar automjetin e prokurorit “Seat Leon” i cili ka qenë i parkuar në hapësirën. Përpara një muaji, gomat e të njëjtës veturë janë prerë me thikë nga person i pa njohur”, thuhet në kumtesë.

Prokuroria e Kërçovës bashkë me ekipin e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Është dhënë urdhër për marrjen e mbetjeve të eksplozivit dhe e njëjta është dorëzuar për ekspertizë. Prokuroria po kryen kontrolle edhe të kamerave të sigurisë të vendosura në objektet përreth. Po ndërmerren masa të vazhdueshme për pastrimin e ngjarjes dhe gjetjen e kryerësit.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Shoferi i furgonit nga Italia me simptoma të koronavirusit në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)
Arrestohet shtetasi i Maqedonisë, tentoi të merr pjesë në luftën e Sirisë
Filipçe tregon detajet: Po testohen një person nga Italia dhe dy nga Bullgaria
Vazhdon gjykimi, Todoroviqi do të dëshmojë për rastin "Reket"
Vranësira dhe shi, si do të jetë moti në Maqedoninë e Veriut

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media