Home Maqedoni
E mbyllur për publikun, vazhdon gjykimi për rastin Target-Fortesa
Në Gjykatën Penale në Shkup, sot vazhdoi gjykimi për lëndën “Target-Fortesa”, por seanca do të jetë e mbyllur për publikun, sepse do të dëshmojnë punonjësit e DSK-së së mëparshme shkruan ekspress.

Përfaqësuesit e akuzës deklaruan se edhe seancat e tjera do të jenë të mbyllura për publikun për këtë arsye.

Lënda është në procesin e paraqitjes së dëshmitarëve. Deri tani, në këtë rast kanë dëshmuar informatorët Zvonko Kostovski dhe Gjorgji Kostovski, ish-drejtori i DSK-së Zoran Verushevski, ish-kryeministri Zoran Zaev dhe persona tjerë.

Të akuzuarit në lëndën për përgjime të paligjshme janë Sasho Mijalkov, ish drejtor i DSK-së, Gordana Jankullovska, ish-ministre e Punëve të Brendshme dhe zyrtarë tjerë të DSK-së.

Lëndën e udhëheq Këshilli Penal i përbërë nga gjykatësit Xheneta Begtoviq dhe Vlladimir Tufegxhiq.

Aktakuza është ngritur nga prokurorët Artan Ajro, Trajçe Pelivanov dhe Lençe Ristovska.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Gjendja e gruas me virusin korona është stabile dhe pa komplikime (VIDEO)
Eurothink: Greqia po zvarrit zbatimin e Marrëveshjes së Prespës
Zaev me mesazh për partitë e tjera: Nuk do të lejojmë kërcënime dhe shantazhe
Koalicioni parazgjedhor, LSDM dhe Lëvizja BESA zyrtarizojnë marrëveshjen
LSDM: Ende po ndjehen pasojat e qeverisjes së OBRM-PDUKM-së

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media