Home Maqedoni
Ballistët i futin tmerrin maqedonasve, skuadra e njohur ua ndalon hyrjen në stadium
Skuadra maqedonase Akademija Pandev ua ka ndaluar Ballistave hyrjen në stadium për ndeshjen me Shkëndinë.

Ndeshja e javës së 19-të e ligës maqedonase, që zhvillohet në Strumicë nuk do të ketë të pranishëm tifogrupin më të njohur shqiptar.

Ky është njoftimi i Ballistave:

BALLISTËT NUK LEJOHEN TË UDHËTOJNË NË STRUMICË!


Entuziazmi i madh që na ka kapluar të gjithë neve, për t’a mbajtur titullin e kampionit në Tetovë, po na e ‘zbeh’ vendimi i klubit të futbollit ‘Akademija Pandev’ të cilët nuk na pranojnë si tifozë mysafir në stadiumin e Strumicës.

Ky vendim qesharak, nuk do të ndalojë ekipin tonë që të rikthehet fuqishem në gjysem-sezonin e ligës futbollistike të Maqedonisë Veriore 2019-2020.

Tifogrupi ynë, bën hapur thirrje deri tek përgjegjësit e klubit të Shkëndijës, që tifozët mysafir të cilët do të dëshirojnë të udhëtojnë në Stadiumin e qytetit të Tetovës, t’ju jepet e drejta e tyre si tifoz mysafir që të jenë prezent në stadium, kështu që kualiteti i futbollit në vend të ngritet sa më lart dhe të arrihen hapat e duhura bashkë me klubin tonë KF Shkëndija.

KAMPIONI PO RIKTHEHET, BASHKË ME TË EDHE BALLISTËT.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Marsh në Shkup "Hapërojmë për drejtësi"
Zaev apo Mickovski? Çfarë thonë qytetarët sipas sondazheve
Këtë verë do të martohej, si humbi jetën 22 vjeçari në Shkup
Shkrijelj: Zhvillojmë politika përgjegjëse, pensionistët morën pension më të lartë
Xhaferi: Institucionet duhet të sigurojnë kushte zgjedhje të lira dhe demokratike

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media