Home Maqedoni
VMRO-ja shqyrton mundësinë për braktisjen e Kuvendit
VMRO-DPMNE sonte do ta shqyrtojë mundësinë për braktisjen e Kuvendit.

Këtë e bëri të ditur lideri i partisë, Hristian Mickoski, i cili tha se ky veprim vjen për shkak të mos thirrjes së seancës për shpërndarjen e Kuvendit. Sipas Mickoskit, me mos-shpërbërjen e sotme të Parlamentit, pushteti nuk e respekton marrëveshjen politike me të cilën partitë parlamentare vendosën të zhvillojnë zgjedhje të parakohshme më 12 prill, ndërsa Parlamenti të shpërbëhet sot.

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi dy ditë më parë njoftoi se sipas përllogaritjeve të KSHZ-së, afati i fundit kur Kuvendi mund të punojë që mos të rrezikohen zgjedhjet e 12 prillit, është data 16 shkurt. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev disa herë paralajmëronte që Kuvendi nuk do të shpërndahet më 12 shkurt nëse nuk miratohet Ligji për prokurorinë publike, duke siguruar se hapi i këtillë nuk do ta vë në pikëpyetje datën e arritur për zgjedhje në prill.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Gjendja e gruas me virusin korona është stabile dhe pa komplikime (VIDEO)
Eurothink: Greqia po zvarrit zbatimin e Marrëveshjes së Prespës
Zaev me mesazh për partitë e tjera: Nuk do të lejojmë kërcënime dhe shantazhe
Koalicioni parazgjedhor, LSDM dhe Lëvizja BESA zyrtarizojnë marrëveshjen
LSDM: Ende po ndjehen pasojat e qeverisjes së OBRM-PDUKM-së

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media